Sulmi me armë ndaj autobusit me nxënës në Deçan, reagojnë Meta dhe Basha!

Meta

“Thellësisht i tronditur nga akti kriminal në Gllogjan të Deçanit, ku sipas të dhënave paraprake raportohet për tre humbje jete dhe një të plagosur. Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe solidaritetin e plotë familjeve të të vrarëve dhe të gjithë popullit të Kosovës, duke bashkëndarë me ta dhembjen e madhe për këtë ngjarje shumë të rëndë. Të lënduarit i uroj shërim sa më të shpejtë dhe përgëzoj ekipet mjekësore për përkushtimin dhe profesionalizmin, që po dëshmojnë! Kam besimin e plotë se institucionet përgjegjëse dhe drejtësia në Republikën e Kosovës do të zbulojnë sa më parët autorët, që meritojnë ndëshkimin më të ashpër ligjor”- shkruan ai.

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar mbi ngjarjen tragjike në Deçan të Kosovës ku persona të maskuar kanë qëlluar mbi një autobus me nxënës. Me një reagim në Twitter, Basha ka shprehur ngushëllimet për familjarët e viktimave duke u shprehur i trishtuar mbi këtë ngjarje.

Ai shkruan se ka besim se autoritetet do bëjnë gjithçka për zbardhjen dhe vënien para drejtësisë të autorëve të këtij krimi makabër.

“Dhimbje dhe trishtim për ngjarjen e sotme në Deçan.Ngushëllimet më të ndjera familjeve të viktimave. Shërim të shpejtë nxënësit që po merr ndihmën mjekësore. Jam i sigurt se autoritetet do bëjnë gjithçka për zbardhjen dhe vënien para drejtësisë të autorëve të këtij krimi makabër”- shkruan ai.

Loading...