Mbyllet burgu i Zaharisë, ja ku do të transferohen të dënuarit

Të burgosurit e b urgut të Zaharisë ditën e nesërme do të transferohen në godinën e Shënkollit. Më herët ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka njoftuar se brenda muajit Nëntor do të mbyllet burgu i Zaharisë, në të cilin vuajnë d ënimin të burgosurit që kanë probleme të shëndetit mendor.

Ai bëri me dije se të d ënuarit do të transferohen për të vuajtur dënimin në bllokun 4-5 të b urgut të Shënkollit, në Lezhë. Mësohet se shkaku kryesor i mbylljes së këtij burgu është gjendja e amortizuar në të cilën ndodhen ambinetet e burgut të Zaharisë.

Loading...