Një vatër zjarri është përhapur në mjediset e spitalit Covid 3 në Tiranë, i cili ndodhet në ish-repartin e kirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Burime bëjnë me dije se në zonën ku ka rënë zjarri nuk ka pasur pacientë.
Zjarri ka rënë fillimisht në një prej zyrave të administratës dhe dyshohet se është shkaktuar nga një ngrohëse. Zjarrfikëset dhe policia kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë mundur që të vënë nën kontroll flakët.
Njoftimi i policisë:
Me datë 27.11.2021, te spitali “Covid 3” ka rënë zjarr në një nga zyrat e administratës, ku ka vetëm dëme materiale.
Shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.
Grupi Hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit.