Fax News zbulon ekskluzivisht një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në Berat ku bëhet fjalë për një histori të dyshuar abuzimi dhe shfr ytëzimi s e ksual me të mitur.
Burime mjaft konfidenciale bëjnë me dije se ka nisur hetimi për 3 të mitura, përkatësisht të klasave të 3, 7 dhe 8 me dyshimet se janë abuzuar se k sualisht.
Vajza e madhe ka më shumë se 10 ditë që nuk frekuenton shkollën, ndërsa prindërit i ka të pamundur fizikisht për t’u kujdesur. Bëhet fjalë për një familje ku prindërit e fëmijëve janë me probleme të shëndetit mendor.
Të miturat dhe prindërit e tyre jetojnë në qytetin e Beratit ku kanë marrë prej disa kohësh një banesë me qera.
Një burim i tha Fax News se një zonjë e cila hiqet sikur iu shërben e kujdeset për familjen, po i shfrytëzon.
Për këtë rast prokuroria e Beratit ka nisur hetimet e menjëhershme dhe po mbledh prova, ndërsa në hetim është përfshirë edhe Drejtoria Vendore e Policisë.
Zonja në fjalë, indetiteti i të cilës nuk bëhet i ditur për shkak të hetimit, dyshohet se është burimi ndërlidhës nga meshkuj në moshë. Ajo është banore e zonës ku jeton familja e të miturave.
Nën drejtimin e Prokurorisë, policia ka nisur hetimet ndërsa pritet marrja në pyetje e personave që kanë rënë vi ktimë apo atyre që dyshohet se kanë kryer veprën e rëndë.