‘I ke marrë të dashurin Borës!?’/ Semi shpërthen ndaj Iva Ticos: Kërko falje

Një deklaratë e gazetares Iva Tiço, opinionistes së “Big Brother VIP Fan Club”, lidhur me raportin Bora-Donald-Semi, bëri shumë zhurmë në rrjet para pak kohësh.

Gazetarja tha se në dijenë e saj, në të kaluarën, Semi ishte lidhur me ish-të dashurin e Borës. Sot, pas daljes nga shtëpia, Semi u përball me gazetaren, po në studion e “Fan Club’. Ajo i bëri të ditur se e ka parë deklaratën e gazetares dhe është ndjerë shumë e shqetësuar.

“Kam dëgjuar shumë gjëra, por një video 2 minuta, ku ti thoje që i kam marrë të dashurin Borës, ka qenë e vetmja që më ka prekur. Një gazetare profesioniste nuk duhet kurrsesi të thojë gjëra të pavërteta. Do doja të më kërkoje mua falje”, tha Semi duke shtuar se ishte lë n duar jo vetëm ajo, por edhe familja e saj, që ishin tm e rruar prej saj.

Iva tha se dy javët e para se për Semin, Donaldin dhe Borën flitej kudo, por Semi këmbënguli se Iva nuk e kishte diskutuar, por i kishte vënë ‘vulën’, duke thënë se Semi ia kishte marrë të dashurin Borës, mund ta bënte përsëri.

Semi tha se rasti i përmendur ka qenë për kohën kur ajo ka qenë adoleshente, madje edhe kur ajo dhe Bora nuk ishin njerëz publikë.

Por dashuria e saj e parë ka qenë Bojkeni, ndaj i bie që kjo të kishte ndodhur kur ishte 12-13 vjeç, duke e bërë të pamundur për të qenë e vërtetë.

Loading...