Një tërmet me magnitudë 7.5 goditi Perunë. Sipas Studimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS) dhe Qendrës Kombëtare të Sizmologjisë të Perusë tërmeti është regjistruar orët e para të mëngjesit të së dielës.
Epiqendra e tërmetit u raportua në rajonin e Amazonas, por u ndje edhe në kryeqytetin Lima dhe qytetet e tejra. Tërmeti ishte i thellësisë 112 km.
Fatmirësisht nuk është raportuar për dëme të mëdha apo alarm për cunami.
Më herët të dielën, një tërmet tjetër me magnitudë 5.2 goditi vendin me epiqendër në El Callao, Lima.
Loading...