Deputetja 22-vjeçare që kërkon të duket më e madhe me veshjet (foto)

Gjatë fushatës elektorale në prill të këtij viti, një nga emrat që tërhoqi vemendjen në listat për deputet, ishte edhe ai i një vajze të re, Andia Ulliri, 22 vjeçe.

Mbiemri i saj ishte disi i njohur në botën e biznesit, ndërkohë që Andia konkurronte në zonën problematike të Fushë-Krujës. Rezultatet jo vetëm që e konfirmuan si deputete Andian, por ajo kishte mbedhur shumë edhe vota individuale.

Madje, vetë ajo ka thënë në intervista se arriti të mposhtë në rezultate shumë burra. Mirëpo, çfarë bën tani në Parlament 22-vjeçarja?

Nuk e dimë nëse ndihet apo jo komode me misionin e rëndësishëm që ka marrë përsipër, por sa herë që paparazzi ynë sjell foto të Andias duke shkuar në Parlament, ose duke duke dalë prej andej, dy janë gjërat që na bien në sy: e para, ajo është gjithmonë vetëm, e pashoqëruar nga kolegët e saj.
Nuk e dimë se si ndihet me kolegë, të cilët kanë moshën e prindërve, por edhe të gjyshërve të saj disa prej tyre, dhe e dyta, bie në sy veshja e saj.

Me siguri, Andia ka bërë një garderobë vetëm për të shkuar në Parlament dhe ka zgjedhur atë stil që nuk i përshtatet fare, sepse edhe në versionin zyrtar, është shumë e vështirë që një vajzë në moshën e saj të vishet me ato lloj kostumesh./Panoramaplus.al

Loading...