Fjalët prekëse të shoqes në ceremoninë e varrimit të dy nxënësve që u vranë në Gllogjan: Ah moj dorë e mallkuar

Ditën e sotme janë përcjellë për në banesën e undit dy nxënësit të cilët u vrantë të premten në Gllogjan të Deçanit. Qindra persona mes lotësh morën pjesë në ceremoninë e varimit të tyre ku nuk munguan as fjalët prekëse të shokqve dhe shoqeve të tyre.

“Jam unë shoqja juaj, e si mund t’ju them lamtumirë kur sapo kemi filluar që të jetojmë. Ledjan dhe Genta kur u ndamë pse nuk na treguat se nuk do të shihemi më kurrë. Genta ke lënë detyrat e papërfunduara… fletoren me shënime kujt do t’ja lesh. Pse nxitove aq shumë që të hyjë në autobuz. O zot çfarë arsyeje ka ky trishtim. Ledjan dhe Genta së paku të na tregonit dhembjen kur nuk jeni. Mallkuar qoftë ajo dorë që ju ndau nga ne. na keni këputur shpirtin, kujdesuni për ne atje lart pasi ne nuk u kujdesëm dot këtu poshtë për ju.”- tha ajo mes lotësh.

I pranishëm ishte edhe kryeministri Albin Kurti e kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj. Ramosaj tha “duhet ta forcojmë këtë shtet më shumë, e sidomos sigurinë”.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi të premten në darkë ku autobusi me të cilin po udhëtonin tetë nxënës u sulmua me armë në fshatin Gllogjan në Deçan.

Viktima mbetën dy nxënësit Ledion Hamzaj, 16 vjeç dhe Gentiana Mustafaj, 17 vjeç si edhe shoferi i autobusit Gani Gjokaj. Një person tjetër mbeti i plagosur por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Mediat kosovare shkruajnë se nxënësit po ktheheshin nga shkolla dhe këtë rrugë ata e bënin çdo ditë.

Loading...