Familja Jashari merr drejtimin e ushtrisë së Kosovës: ‘Ah sikur Adem Jashari të ishte gjallë’

Nipi Adem Jasharit, Bashkimi është emërtuar “Komandant i Forcave të Sigurisë së Kosovës”.
“Ah sikur të ishte gjallë Komandanti Legjendar Adem Jashari, të të shihte duke udhëhequr ushtrinë e shtetit tonë, për të cilin luftoj deri në rënien heroike të tij, bashkë me familjen dhe ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.”, shkruan i emocionuar politikani Bekim Jashari.

Ai shprehet se Bashkimi ashtu si në luftë krah balit Adem, babushit Hamëzes e babës Shaban, edhe sot në paqe do të vazhdoj rrugën e tyre, duke kontribuar në fuqizimin e ushtrisë sonë dhe integrimin e saj në mekanizmat ndërkombëtar.

Loading...