Përplasi me makinë të moshuarin, arrestohet i riu

Policia në Fier ka vënë në pranga një 21-vjeçar i cili ka aksidentuar një të moshuar që po lëvizte me biçikletë.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Barbullinjë ndërsa 78-vjeçari ndodhet në spital nën kujdes e mjekëve. Po ashtu, në pranga është vënë edhe një 49-vjeçar banues në Tepelenë. 49-vjeçari duke drejtuar automjetin tip “Citroen” në gjendje të dehur ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka marrë dëmtime të lehta.

Loading...