Dritan Leli:
Gëzimi e përkushtimi i pakursyer i të gjithë punonjësve të bashkisë, për ta pasur Kinemanë e Vlorës gati në mbrëmjen e Pavarësisë, nuk shkoi siç kishim uruar! Rreshjet e dendura të shiut nuk e lehtësuan përurimin, megjithatë, të gjithë miqtë ishin aty, në Pallatin e Kulturës, për të gëzuar realizimin e një dëshire të shumëkërkuar të qytetit.
Ardita Bufaj ka zgjedhur të vij sot në Vlorë me tingujt e vlonjatit të filmave më të njohur shqiptarë, ndërsa nga nesër, kinemaja do të vijojë të shfaqë pikërisht filmat ku ështe luajtur muzika e tij. Do të nisim me ‘Lulëkuqet mbi mure’ dhe do të shohim të tjerë, për një javë, derisa ta besojmë se kinemaja u bë vërtet.
Loading...