Histori e rëndë/ Kaloi natën me një pro*titutë në Tiranë, i riu infekton tre të dashurat me HIV/AIDS

Një i ri nga Shkodra ka pranuar në një emision televiziv se ka infektuar me HIV/AIDS tre të dashurat e tij.
36-vjeçari thotë se e mori virusin pasi kaloi natën me një punonjëse seksi në Tiranë dy vite më parë. Të shkuarit në spital për të kryer një vizitë rutinë do t’ja kthente botën përmbys, kur pas analizave të bëra rezultoi pozitiv.

36-vjecari pati guximin ta thoshte se pa dijeninë e tij, ia ka transmetuar virusin edhe tre ish-dashurave në qytetin e Shkodrës, me të cilat ka patur lidhje intime.

“Dy vite më parë më lindën dyshimet, pasi kur erdha në Tiranë kam patur marrëdhënie se*suale me një punonjëse se*si. Unë jam i sigurt që jam infektuar atë moment, pasi ajo vajzë shkonte me lekë dhe kishte shumë partner njëhkohësisht. Unë nuk e kam parë më kurrë atë vajzë. Unë e zbulova shumë më vonë që isha infektuar, dhe besoj që kam infektuar edhe tre ish të dashurat e mija’– shprehet i infektuari me HIV/AIDS”, ka deklaruar ai në emisionin “Pa Gjurmë” në Report TV.

Ai thotë se qendron i izoluar dhe sekretin e tij nuk e di askush, përveç të vëllait, me të cilin edhe jeton.

“Tani jetoj me ilaçe prej dy vitesh. Këtë gjë nuk e kam ndarë as me miq dhe as me shokë. E din vetëm vëllai im, me të cilin jetoj në të njëjtën banesë. Jetojmë bashkë se jemi rritur jetim. Kam frikë t’u tregoj dhe jam i izoluar. Kam frikë për shkak të opinionit”, tha ai.

Loading...