Ali Pasha Tepelena i mbiquajtur Aslan,(Luani), ja kush ishin tre djemtë e tij.

Ali Pasha nga Tepelena ose nga Janina (Ioannina), i mbiquajtur Aslan, “Luani” ose “Luani i Jannines” (1740-1822), ka lindur ne kete rajon. Ai vendosi pjesën perëndimore të Rumelisë, territorin evropian të Perandorisë Osmane, i cili u quajt edhe Pashalik i Janinës. Gjykata e tij ishte në Janinë.I ati u vra kur Aliu qe nëntë apo dhjetë vjeç dhe u rrit nga e ëma.Familja Tepelena, tashmë e përfaqësuar nga dy të mitur, ra në grindje me Kardhiqin, fshat i lirë, se kush do të ishte këmborë për disa fshatra përreth Karjanit dhe sidomos fshatin Kakos, të drejtë që prej brezash ishte ushtruar Tepelenët. I pari i Kardhiqit, Demir agë Dosti po e mëtonte tashmë këtë të drejtë për vete.

Më 1752 hanko Esmihaja me të bijën udhëtuan drejt Karjanit që të vilnin taksën e këmborës që Tepelenët e vilnin si përfaqësues vendorë të Portës së Lartë. Kardhiqiotët i bënë pritë në kthim në një grykëmali, i morën Esmihanë me të bijën me vete në Kardhiq, i detyruan të kthenin të ardhurat e paligjshme disavjeçare nga kjo taksë dhe iu bënë të qartë që mos ta pretendonin më në të ardhmen. Esmiha hanëmi e bëri këtë lëshim kundrejt kardhiqiotëve, por ushqeu hakmarrje tek i biri. Aliu iu dha jetës së komitit me trimat e vet deri kur më 1763 i kërkoi dorën Hanko pashës (e shoqja e pashës), e bija e Ahmet pashë Ngurzës. Por Hankoja nuk e pranoi kërkesën e tij dhe më 1766 u martua me Ibrahim pashë Vlorën.

Dy vjet më pas Aliu u martua me të bijën e sanxhakbeut të Delvinës, Kapllan Asllanpashalliut, Ymi Gylsym hanëmin. Pas varjes së vjehrrit dhe ngadhënjimit si i tretë në rivalitetin e dyerve të Kokajve dhe Selimaj-Hajdaragaj-Dostëve, iu dha posti i kajmekamit të bejlerbeut të Rumelisë dhe mori titullin e pashait me një tujë në krye të Sanxhakut të Delvinës. Pas luftës së Perandorisë Osmane me Rusinë më 1787, ku mori pjesë me pasuesit e vet nën komandën e Vezirit të Madh, Jusuf Pashës, Ali Pasha u shqua në luftime. Arsye për të cilën, pas traktatit të paqes u emërua sanxhakbej i Tërhallës dhe derbahat naziri (kryembikëqyrës i qafëmaleve dhe rrugëve të Rumelisë); kësodore pastroi rrugët nga cubat duke i marrë si pasues të vet dhe duke u fuqizuar e pasuruar gjithnjë e më tepër.[4]

Pas një rivaliteti me Ali Izet pashë Kukën, të parin e Alizotëve, dhe duke mënjanuar anëtarin më të shquar të atëhershëm të Asllanpashallinjve, Ymer beun, shtiu në dorë Janinë dhe Porta e Lartë e emëroi vali pasi qe e zënë me telashe të tjera. Ali Pasha, i mbetur vejan ndërkohë, u martua me Zeliha hanëmin, gruan e ndarë të Ahmet bej Asllanpashalliut. Bejlerëve të familjes Asllanpashalliu që i kishin dalur kundër dhe kishin pronat në Artë, u premtoi falje dhe miqësi, ndërsa Sanxhakun e Tërhallës ia la të birit 17 vjeçar, Veli beut.[5]

Si pronar i madh tokash, sipërmarrës i taksave shtetërore, si pjesëmarrës aktiv në veprimtari tregtare dhe duke mbrojtur interesat e çifligarëve të rinj po dhe të borgjezisë tregtare, të cilën e bëri për vete me një politikë tolerance të gjere fetare, Ali Pashë Tepelena mënjanoi përkrahësit e pushtetit qendror osman dhe «tiranët e vegjël» si shkaktarë të anarkisë feudale në vend. Ai i shndërroi kështu trevat e përfshira nën sundimin e tij në një formacion shtetëror në fakt autonom, që dallonte nga viset e tjera të perandorisë për nga rregulli, qetësia dhe zhvillimi ekonomik e kulturor. Janina u bë një qytet nga më të rëndësishmit dhe më të begatë në viset Perëndimore të Ballkanit, qendër e tregut ndërkrahinor të Rumelisë Jugore, qe përfshinte edhe një varg krahinash të Shqipërisë, një vatër arsimore dhe kulturore ku filloi të përdorej përveç greqishtes si gjuhë shkrimi dhe shqipja. Në vitet 1798-1812, duke nënshtruar me luftë qeveritarët rivalë të sanxhaqeve fqinjë si dhe krahinat e vetëqeverisura të Sulit, Himarës, etj. dhe duke shfrytëzuar situatën e vështirë të Perandorisë Osmane në periudhën e luftërave të Napoleon Bonapartit, Ali Pashë Tepelena arriti të zgjeronte e përforconte pushtetin e vet duke përfshirë trevat që nga gjiri i Prevezës deri afërsisht në lumin Shkumbin. Pashallëku i Janinës u bë një faktor me rëndësi ndërkombëtare në kushtet kur forcat franceze e ruse që ishin vendosur në Ishujt Jonianë si dhe Anglia, drejtuan vëmendjen e tyre ndaj sundimtarit të fuqishëm shqiptar dhe krijuan lidhje direkte diplomatike me të, duke kapërcyer Portën. Ali Pashë Tepelena ishte bërë kështu një sundimtar faktikisht i pavarur, por gjithmonë i kujdesshëm, për të mos krijuar konflikte të parakohshme me pushtetin qendror, duke pritur një moment të volitshëm për t’u shkëputur prej këtij. Aliu kishte tre djem: Ahmet Muhtar Pasha (shërbeu në luftën e 1809 kundër rusëve), Veli Pasha nga Morea dhe Salih Pasha i Vlorës. Ali Pasha i Tepelenës vdiq duke luftuar më 5 shkurt 1822, në moshën 82 vjeçare.

Loading...