Ka qenë i papritur për dy djemtë dhe familjen e tij, kthimi nga misioni në Afganistan i Rreshter Ervin Todos. 65 djemtë e grupit të efektivëve të Forcave të Armatosura shqiptare mbërritën në atdhe pikërisht në prag të Krishtlindjeve, pas misionit 6 mujor në Afganistan.
Me t’u ulur në aeroportin e Rinasit, Ministria e Mbrojtjes kishte menduar që për rreshter Todon të organizonte një vizitë surprizë në familje. Pa i lajmëruar të afërmit e tij, rreshter Todo nga Batalioni i tretë i Këmbësorisë në Poshnje, së bashku me grupin e xhirimit u nis për në Berat.
Mjaft emocionues ishte çasti, kur rreshter Todo përqafoi dy djemtë, të cilët nuk e kanë pritur kthimin e të atit. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka zgjodhi këtë moment përmallimi të një efektivi të sapokthyer nga misioni, për të uruar Krishtlindjet në rrjetet sociale mëngjesin e sotëm.
(BalkanWeb)