Efi i del kundër Bledit: ‘Nuk jetoj në një shtëpi me prindërit e tu’

Në takimin me Mikelën, Bledi tregoi se është shumë i afërt me familjen dhe do të dëshironte që partnerja e tij të jetonte në një shtëpi me të dhe prindërit e tij.
Mikela ka thënë se këtë gjë e ka provuar më parë dhe është shumë dakord, ndërsa Efi reagoi në studio duke thënë se është kundra kësaj gjëje. Ndërkohë Bledi ka deklaruar se një ndër pëlqimet e tij më të mëdha në program është Efi.

Efi: Një çift e privon veten nëse ka pjesëtarë të tjerë, nëse duan të zihen, të bërtasin apo të dashurohen. Nëse jam me nerva, e rezervoj veten para prindërve të tu. Unë do të doja në një afër, shumë në rregull, por jo në një shtëpi.

Bledi: Ne akoma jetojmë me traditat. E di çfarë familje kam. Unë i kuptoj problemet që thotë Efi por jam unë për të rregulluar të gjithë gjërat.

Loading...