Miqësia midis gazetarit e opinionistit të Për’puthen’ me një nga ish-konkurrentët Mevlan Shabën, është vënë re gjatë emisionit, por edhe më tej.Mevlani është konkurrenti që duket se Arjani e ka pasur më shumë për zemër se të tjerët dhe ata ende e ruajnë miqësinë e tyre.
Dje Arjani dhe Mevlani zhvilluan një live në TikTok me një tjetër ish-konkurrent dhe gjatë bisedës, ndjekësit po i kërkonin Arjanit të tregonte ndonjë histori me Mevlanin.
“Më merr në cel, më thotë a je në shtëpi, jam i them, më vjen te shtëpia dhe pas dy minutash bie prap zilja dhe kur shoh unë ishte një nga ato të Për’puthen: Po ti moj i thashë çfarë do këtu? Jam me Mevlanin tha ajo. Hajt i thash më dilni përjashta, mu futën me zor në shtëpi të dy. Me njërën nga ato ‘nuset’, nuk e tregojmë. Erdhën në shtëpi dhe nuk dilnin më i thashë unë tani duhet të ikni, po s’ma mbante dhe nga ajo se ishte shumë e fuqishme (qesh).
Po kështu bën ky pa të lajmëruar. “
Mevlani ndërkohë thotë: Ja te ky divan, Arjani qesh dhe nuk do që ai të tregojë më shumë, madje Arjani shpresonte që ‘live’ mos ta regjistronin, por ndjekësve nuk iu shpëtoj ky detaj.
Nuk u tha me kë ka ndodhur kjo situatë, por të gjithë aluduan sigurisht për Ledjanën ose Antonelën, e cila momentalisht ndodhet në ‘Big Brother VIP’.