Merret vendimin, ja me sa vite burg u dënua banda e Emiljano Shullazit

Pas më shumë se 5 vitesh proces gjykata e Apelit të Posaçëm ka dënuar me vendim të formës së prerë Emiljano Shullazin dhe 4 anëtarët e tjerë të grupit të tij.

Apeli ka dënuar me 55 vite burg 5 anëtarët e grupit të ashtuquajtur grupi “Shullazi”. Kreu i këtij grupi, Emiljano Shullazi, u dënua me 14 vite burg.

2 vite burg u dhanë për Gilmando Danin. Endrit Qyqja u dënua me 10 vite burg. Për Endri Zelën u dhanë 10 vite burg ndërsa për Blerim Shullazin apeli i posaccëm dha 9 vite burg.

Procesi ndaj Emiljani Shullazit në Apel ka zgjatur rreth 3 vite, ku më shumë se 90 seanca janë shtyrë. Javën e kaluar 3 anëtarët e Apelit Miliana Muca, Daniela Shirka dhe Astrit Kalaja vendosën që procesi ndaj Emiliano Shullazit dhe 4 të pandehurve të tjerë të vijonte pa praninë e mbrojtësve ligjor si mekanizëm për të evituar zvarritjen e mëtejshme të gjykimit, pasi ai shtyhej për mungesë avokatësh.

Ky vendim u mor pasi, sipas gjykatës Gilmando Dani e Blerim Shullazi e kanë patur mundësinë financiare të zgjedhin avokat, por kanë refuzuar të mbrohen me qëllim që të zvarisin procesin

Në seancën e kësaj të premte nuk ishin të pranishëm avokatët mbrojtës të tre të pandehurve të tjerë ndërsa të pranishëm ishin të gjithë te pandehurit përvec, Blerim Shullazit. Kujtojmë se nëntor të vitit të parë këto persona u dënuan me 55 vite burg.

Loading...