Fjolla Morina në mbështetje të Beatrix: ‘Shtrëngoje Donaldin, mos e lësho’

Këngëtarja Fjolla Morina i ka dalë në krah Beatrix Ramosajt. Ajo përmes një reagimi ka pasur edhe një mesazh duke i kërkuar asaj që të mos e lëshojë Donaldin. Me anë të disa postimeve të bëra në ‘instastory’, Fjolla i kërkon që të mos e lëshojë pasi janë çift i përkryer.

“Veq përpara e ti qëndro e fortë. Jeta jetohet si do vet, mos u mërzit për komentet e batallaginve, le t’i marrin era. Ti shtrëngoje Donaldin mos e lësho, jeni çift i përkryer. Llapjanet ku shkelin e zdrisin e bëjnë bukuri. Suksese” – është shprehur ajo.

Loading...