Sonila Meço i jep fund ‘aventurës’ si opinioniste e ‘Big Brother’: ‘Nuk ka qenë zgjedhje e lehtë’

Sonila Meço ka qenë e ftuar si opinioniste për dy spektakle rreht në reality-shoën “Big Brother Vip”.

Ajo zëvëndësoi Balina Bodinakun, e cila nuk mund të ishte e pranishme pasi kishte rezultuar pozitive me Covid-19.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Sonila ditën e sotme ka lajmëruar se aventura e saj si opinioniste në këtë format është mbyllur me kaq e se kjo eksperiencë nuk ka qënë aspak një zgjedhje e lehtë.

Ajo ka treguar se pakti me produksionin ka qenë që ajo të ishte e pranishme në vetëm dy puntata, teksa ka analizuar zgjedhjen e saj në disa këndëvshtrime.

Postimi i plotë:

Dy netët si e ftuar në Big Brother Vip nuk qenë zgjedhje e lehtë. Sepse, së pari profili im si gazetare aktualiteti dhe më rrallë si drejtuese programesh shoë nuk ish familjar për publikun në një format të tillë.

Së dyti, sepse angazhimi im me Task Force më ka vënë në timonin e një makine të shpejtë, aerodinamike, në kthesa të forta dhe pak shpërqendrim krijon problem me udhëtimin.

Së treti, sepse të hysh në mes të programit, kur ka fituar ritmin dhe frymën e vet duhet shumë kujdes e takt për të mos ndikuar thelbin tashmë të konsoliduar.

Dhe së fundi, sepse përfshirja emotive e publikut në këtë shoë është në kufijtë e toksikes duke rrezikuar sinorë të rëndësishëm të etikës dhe përftimit të realitetit.

Por pranova për tre arsye:

1. Sot më shumë se kurrë media ndikon koshiencën kolektive dhe rreziku prej papërgjegjshmërisë së ne njerëzve që bëjmë media dhe motiveve etike të publikut është i madh. Një shtrembërim hierarkie vlerash sot e këput shtyllën kurrizore të një kombi nesër.

2. Unë kam nevojë si njeri publik të përftohem edhe përtej “xhaketës” politike, debatit të rëndë të aktualitetit. Publiku e do njerëzor sot personazhin televiziv, sepse rrjetet sociale e kanë holluar shumë paretin ndarës mes teleshikuesve dhe njerëzve publikë e mediatikë.

3. Sepse e keqja dhe e padenja janë kaq “të nevojshme” për të ushqyer debatet ditore dhe i japin limfë salloneve televizive që mbajnë gjallë edhe personazhe sa politike, të aktualitetit, të artit e shoëbizit që me thashethemnajën kanë krijuar pasurinë e tyre.

Dhe patjetër një kortezi për disa miq të vjetër e më rishtarë në televizionin ku përjetova sukseset e para profesionale.

Por vetëm këto dy dalje qenë edhe pakti, sepse unë vijoj angazhimin ditor me punën time, që e dua fort.

Për të apasionuarit pas banorëve e programit u them se ka shumë rëndësi të kuptohet se pavarësisht se BB është një dalje në vitrinë e disa personazheve të njohur, sërish janë njerëz në një lojë. Të privuar fort nga privacia, nga informacioni dhe realja nuk mund të jetë kjo assesi jeta normale. Ndaj çdo ditë kanë betejë me instiktet që shtohen prej privimit. Por kanë edhe përgjegjësi, për të mirën e tyre…

Përndryshe perceptohen si kavie, si banorët e një kopshti zoologjik duke argëtuar ata jashtë, por duke shkatërruar veten. Kjo ka shumë më rëndësi se një lojë, sepse jeta vijon jashtë BB.

Ju falënderoj për çdo fjalë të mirë e mbështetje!

Rishihemi në Task Force nga e hëna në të enjte, në ora 18:00, tek Syri Tv🤍

Loading...