Bujar Kapexhiu fjalë prekëse për Edi Luarasin: Nga qielli u shkëput ylli më i shndritshëm

Ditën e djeshme u nda nga jeta në moshën 81-vjeçare aktorja e njohur, Edi Luarasi. Përveç familjarëve të shumtë kanë qenë ata persona të cilët me hidhërim të thellë kanë shprehur dhimbje dhe trishtim për ikjen e saj.

Së fundmi ka qenë artisti i mirënjohur, Bujar Kapexhiu, i cili ka kujtuar veprën e saj dhe atë që ajo ëprfaqësonte si njeri.

Kapexhiu ka folur me lëvdata për artisten dhe është shprehur se ajo ka lënë gjurmë të thella në ekran e në teatër.

“Është i dhimbshëm casti kur të takon të flasësh për një njeri të dashur që largohet, ajo nuk është më. Ka lënë gjurmë të thella, në ekran dhe në teatër. Nga qielli i shkëput ylli më i shëndritshëm, jam i sigurtë që shumë dhimbje kanë artistët për atë që u largua por dhe spektatorët që kanë shijuar veprat e saj. Të shprehim që Edi e dashur të jetë drejt parajsës”, tha ai.

Loading...