Atdheu i bën surprizën që nuk e priste kurrë moderatores, i shkon në shtëpi, ja reagimi i saj

Të shtunën e kaluar, Atdhe Xharavina ishte në një lidhje “Skype” me emisionin “Goca dhe Gra” ku u diskutua tema nëse vajzat i shohin djemtë nga xhepi apo jo.
Kur moderatorja Krista po bënte prezantimin e tij, ajo tha se ish-konkurrenti i “Për’puthen” duket një djalë xhentil, e kaq ka mjaftuar që të nisin ngacmimet e para.

Më tej vajzat e kanë shtyrë më shumë ngacmimin duke treguar se të dy janë single dhe se mund tu krijojnë mundësinë për një takim 4 minutësh. Fillimisht moderatorja është vënë paksa në siklet pastaj e ka kthyer situatën me plot sportivitet.

Por sigurisht nuk ka mjaftuar këtu pasi Atdheu i ka premtuar se në takimin e radhës për emision ai do të vijë për të me një buqetë me lule.

E mesa duket Atdheu e mbajti fjalën. Teksa Krista ka festuar 24-vjetorin e lidhjes, koleget e kanë surprizuar në shtëpinë e saj. Madje i kanë dërguar në shtëpi edhe Atdheun, i cili i dërgoi lulet që i premtoi.
Biseda plot humor dhe të qeshura në shtëpinë e Kristës:

Atdheu: Ti premtova aty në emision e ti solla për ditëlindje

Krista: Mirë në emision, por në shtëpi është muhabet tjetër, me mamin, me motrën dhe me vëllanë

Mami i Kristës: I di këto traditat ti

Atdheu: Ditëlindjen tjetër në Kosovë

Krista: Sa interesante do ishte të kishte ardhur babi sot

Tea: Pse ça do ndodhte?

Atdheu: Do i kërkoja dorën dhe do ikja

Krista: Unë kam vapë. 24-vjetor me emocione

Loading...