Këngëtarja kosovare, Fjolla Morina, i ka dal në krah këngëtares Beatrix Ramosaj për lidhjen me Donald Veshajn, i cili më herët ka qenë i dashuri i Bora Zemanit.
Ndërsa të gjithë janë kthyer kundër Beatrix Ramosaj për lidhjen me Donald Veshaj, Morina shprehet publikisht se mbështet dyshen Beatrix-Donald.
Ajo i ka bërë thirrje Beatrixit që të mos heqë dorë nga Donaldi.
“Veç përpara. E ti qëndro e fortë, jeta jetohet si do vet, mos u mërzit për komentet e batagjinjëve le t’i marri era, ti shtrëngoje Donaldin mos e lësho, jeni një çift i përkryer. Llapionkat ku shkelin e ndritin e bëjnë bukuri, sukses”, ka shkruar Fjolla.
Loading...