Ndahet nga jeta ish-senatori amerikan, miku i madh i shqiptarëve

Ish-senatori amerikan dhe ish-kandidati për president, Bob Dole është ndarë nga jeta në moshën 98-vjeçare.
Dole ishte një personalitet me ndikim të madh në jetën politike amerikane. Ai u angazhua herët në politikën amerikane për çështjen e Kosovës, dhe pati një rol tepër të rëndësishëm që çoi në krijimin e shtetit të pavarur.

Bob Dole shërbeu për dekada të tëra në Kongres, ishte udhëheqësi republikan i Senatit, fitoi emërimin e partisë për zgjedhjet presidenciale të vitit 1996 dhe pas humbjes në garë qëndroi aktiv në politikë për shumë vite të tjera.

Dole kishte shërbyer në Luftën e Dytë Botërore ku ishte plagosur rëndë në Itali. Pak vite më parë ai u duagnostikua me kancer.

Loading...