BB VIP – Big Brother VIP është kthyer padyshim në emisionin më të ndjekur të momentit në Shqipëri. Dhe kryefjalë këto ditë duket se ka qenë lidhja e Donaldit me Beatrix, pasi afrimiteti mes tyre ka shkaktuar “furtunë” në rrjetet sociale dhe mediat online.
Kjo edhe për shkak të lidhjes së tij të mëparshme me moderatoren e njohur, Bora Zemani.
Për kë mbështetet nëna e Donaldit?
Pak ditë më parë, familja I bëri një surprizë brenda në Big Brother Donaldit. Nëna i kërkoi atij të veprojë me zemër, ashtu si ai vepron jashtë.
“Dëgjo zemrën tënde dhe vepro si jashtë sikur vetvetja jote”, i tha ajo. Dhe gjithçka u kuptua qartë. Donaldi u përlot shumë, pasi ishte nata e tij me surprizat e njëpasnjëshme që i bënë.
Dje edhe Romeo Veshaj ka reaguar për situatën e krijuar, duke postuar një video në Instagram me shkrimin: Mos ki frikë të thuash të dua”