Një lajm i trishtë ka ardhur për sportin shqiptar. Është ndarë papritur nga jeta në moshën 44-vjieçare kampioni i suksesshëm i aeronautikës, Hizdri Gubetini. Miqtë thonë se ai v diq krejt papritur dhe se nuk vuante nga asnjë problem shëndetësor.
44 vjeçari së fundi ishte shumë i suksesshëm në garat e parashutizmit në arenën ndërkombëtare, duke u radhitur si i 17-ti në botë.
Hizdriu ishte instruktor, sportist i dalluar e kontribues i madh në fushën e tij.
Sivjet ai e mundësoi fluturimin me parashutë të aktores së njohur kosovare, Melihate Qena.
V dekja e Gubetinit nxiti reagimin e kolegëve e sportdashësve, ndërsa familja, miqtë dhe Federata Aeronautike të Kosovës u ngushëlluan edhe nga kryetari i Komitetit Olimpik të i Kosovës, Ismet Krasniqi.