Pesëmbëdhjetë efektivë kanë dalë pozitiv në testete drogës që janë bërë në drejtorinë vendore të policisë së Vlorës. Bëhet me dije se, efektivët kanë rezultuar me përmbajtje l ende n arkotike nga analizat që janë bërë së fundmit. Nga këta efektivë, mësohet se disa prej tyre kanë kundërshtuar rezultatin e testit.
Ata pretendojnë se nuk kanë konsumuar kurrë në jetën e tyre drogë. Efektivët ngrenë dyshime se rezultatet mund të kenë ardhur si pasojë e përdorimit të ilaçeve shëndetësore që përdorin, kryesisht për tensionin. Sipas burimeve dyshohet se edhe tre të efektivë të tjerë kanë dalë pozitiv në testin e d rogës në komisariatin e Sarandës. Ende nuk dihet se çfarë vendimi pritet të merret për efektivët. Sot u raportua se po ashtu në Elbasan rezultuan dy efektivë pozitiv në testin e d rogës.