Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Ledjana Prenga e ftuar në rubrikën “Në Fermë” në “E Diell” e konsideroi një histori të mbyllur atë me Mevlanin duke treguar se nuk e ka takuar që kur kanë dalë nga programi.
Madje Ledjana tregoi se ka nisur një lidhje të re duke zbuluar se partneri i dërgon lule çdo ditë.
Ervin Kurti: E mbylle me Mevlanin, iku Mevlani, kjo do të thotë që ke filluar diçka tjetër?
Ledjana: Po!
Ervini: Çfarë i ke premtuar atij djalit?
Ledjana: Ai më ka premtuar mua, më sjell lule çdo ditë
Më pas Ervini i kërkoi asaj t’i tregonte më shumë, por Ledjana nuk pranoi dhe e la me kaq.
Gjithashtu ditën e djeshme, Ledjana publikoi një story me shkrimin: “Faleminderit që ekziston”, që mesa duket ja dedikon partnerit.