Ky është 12 vjeçari shqiptar që u shoqërua në komisariate 67 herë

Mund të konsiderohet si rekord Guinness.

Ergysi, i moshës 12 vjeç kryeson rekordin prej 67 herësh i shoqëruar në komisariate.

Derisa të mbushë 14 vjeç, si shumë të mitur të tjerë që janë kthyer hajdutë, ai nuk mund të arrestohet.

Burime nga Gjykata e Tiranës shprehen se ka mjaft raste të kësaj natyre.

Deri më tani, sipas vendimeve të gjyqtarëve në të gjithë vendin gjenden aktualisht nën shërbim prove 167 të mitur kryesisht për vjedhje dhe shpërndarje droge.

Ajo që fatkeqësisht i shtyn është fakti se duan të sigurojnë para për për drogë.

Por ende nuk është ngritur institucioni i riedukimit për fëmijë që pas kodit penal duhet të funksiononte. Gjykata këmbëngul se megjithë vendimet që shpallen ndaj të miturve midis moshës 14 deri në 18 vjeç, vërehet se ata po kthehen përsëritës.

Një fenomen ky i shprehur edhe në mjaft qytete të tjera të vendit.

Loading...