Zhduken tre persona pa lënë gjurmë në Tiranë, familjarët në alarm!

Policia e Tiranës ka njoftuar se janë zhdukur tre persona dhe se denoncimi është bërë nga familjarët.
Të zhdukur janë dy persona që vuajnë nga problemet mendore, shtetësja L. H., 33 vjeçe dhe E. M., 37 vjeç.

Gjithashtu është zhdukur nga banesa shtetasi B. S., 51 vjeç, teksa denoncimin e ka bërë djali i tij.

Njoftimi i policisë:

* Më datë 08.12.2021, shtetasi L. H., 38 vjeç, ka kallëzuar se para një muaji është larguar nga banesa motra e tij, shtetasja L. H., 33 vjeçe, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor.

* Më datë 08.12.2021, shtetasi P. M., 74 vjeç, ka kallëzuar se më datë 04.12.2021, është larguar nga banesa djali i tij, shtetasi E. M., 37 vjeç, i cila vuan nga probleme të shëndetit mendor.

* Më datë 07.12.2021, shtetasi M. S., 23 vjeç, ka kallëzuar se më datë 05.12.2021, është larguar nga banesa babai i tij, shtetasi B. S., 51 vjeç.

Loading...