Rritet cmimi i gjelit të detit në Fier

Çmimi i gjelit të detit po shënon rritje në Fier sa më shumë afrohet festa e fundvitit.

Këtë fillim jave cmimi i gjelit të detit shkon deri në 800 lek për kilogram, ndërsa ajo e pulës 100 lek më shumë.

Fermerët flasin për rënie të shitjeve në krahasim me vitet e kaluara, por qytetarët theksojnë se me një rritje deri në 300 lek për kilogram gjeli i detit këtë vit për ta është gati i papërballueshëm

Por veç gjelit të detit, qytetarët ankohen se rritje deri në 30 % ka prekur edhe produkte të tjera të tryezës, shkruan oranews

Rritja e çmimeve në mënyrë abuzive në prag të festave mbetet një traditë e keqe e tregtarëve shqiptarë.

Loading...