E rëndë në Shqipëri/ Pë*dhunohet 13-vjeçarja, nën hetim edhe e ëma për dhunë ndaj saj

Policia e kryeqytetit ka arrestuar disa persona në 24 orët e fundit, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Kështu, sipas bluve të Tiranës ka rënë në pranga një 19-vjeçar, i cili akuzohet se ka ab*zuar se*sualisht me një vajzë të mitur 13-vjeçare, ndërsa nën hetim është vënë edhe nëna e kësaj të fundit, pasi akuzohet se në mënyrë sistematike ka ushtruar dh unë fizike ndaj saj

TIRANË – Policia e kryeqytetit ka arrestuar disa persona në 24 orët e fundit, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Kështu, sipas bluve të Tiranës ka rënë në pranga një 19-vjeçar, i cili akuzohet se ka abuzuar se ksualisht me një vajzë të mitur 13-vjeçare, ndërsa nën hetim është vënë edhe nëna e kësaj të fundit, pasi akuzohet se në mënyrë sistematike ka ushtruar dhu në fizike ndaj saj. Ndërkohë, të proceduarit e tjerë akuzohen për vepra penale që kanë të bëjnë me shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor.

Njoftimi i plotë i Policisë së Tiranës:

Tiranë / Vihen në pranga 6 shtetas, 1 prej tyre i shpallur në kërkim, si dhe procedohen penalisht 2 shtetas të tjerë, për vepra të ndyshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit A. L., 41 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë ndalimin e shtetasit E. D., 19 vjeç, pasi dyshohet se para një muaji, ka kryer marrëdhënie sek suale me një shtetase të mitur 13 vjeçe.

Gjithashtu u procedua penalisht nëna e 13-vjeçares, shtetasja R. S., 42 vjeçe, pasi ka ushtruar dhu në fizike ndaj saj.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I. A., 65 vjeç, pasi u kap duke kryer punime pa lejen e organeve kompetente.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– L. M., 40 vjeç; A. V., 44 vjeç dhe A. Gj., 37 vjeç pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të de hur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 proceduan penalisht shtetasin P. D., 37 vjeç, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë Rrugore.

Më datë 08.12.2021, shtetasi M. H., 18 vjeç, ka kallëzuar se rreth orës 21:00, në afërsi të lokalit ku punon, është go ditur nga disa persona të paidentifikuar.

* Më datë 08.12.2021, shtetasi L. H., 38 vjeç, ka kallëzuar se para një muaji është larguar nga banesa motra e tij, shtetasja L. H., 33 vjeçe, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor.

* Më datë 08.12.2021, shtetasi P. M., 74 vjeç, ka kallëzuar se më datë 04.12.2021, është larguar nga banesa djali i tij, shtetasi E. M., 37 vjeç, i cila vuan nga probleme të shëndetit mendor.

* Më datë 07.12.2021, shtetasi M. S., 23 vjeç, ka kallëzuar se më datë 05.12.2021, është larguar nga banesa babai i tij, shtetasi B. S., 51 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Loading...