Donaldi shfaqet i stresuar para këngëtares: Takimi me Romeon më ka …

Donaldi duket se ka ndryshuar sjellje me Beatrix pas takimit që pati të martën me vëllain e tij, Romeon.
Kjo gjë u vu re nga ndjekësit të cilët po shpërndajnë kudo nëpër rrjet një video ku aktori duket sikur po e shmang këngëtaren kur ajo i afrohet për ta puthur. Me sa duket tashmë dyshime ka edhe vetë Beatrix për sjelljen e tij kohët e fundit.

Gjatë një bisede në dhomën e gjumit ajo po i shprehte Donaldit se ai i dukej ndryshe sot.

Beatrix: Je ndryshe sot.

Donald: Si ndryshe?

Beatrix: Nuk e di.

Donald: Për mirë apo për keq?

Beatrix: Je ndryshe.

Donald: Po për mirë apo për keq?

Beatrix: Nuk e di, nuk di ta përcaktoj.

Donald: Thjesht mërzitem, stresohem këtu nga situatat… Takimi me Romeon më ka… Unë e kam një mision.

Beatrix: Sot nuk e di pse më je dukur i stresuar.

Donald: Sa më shumë kaloj, aq më shumë stresohem.

Afrimiteti i tyre duket se ka ndryshuar që pas hyrjes së Romeos dhe kjo është videoja që ka bërë edhe xhiron e rrjetit sot.

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur me Donaldin, pasi para tre ditësh është shprehur se ai i kishte gjërat shumë të qarta në lidhje me Beatrix.

Loading...