Plas sherri mes Arjolës dhe Donaldit

Spektakli i sotëm i Big Brother ka nisur me një serë debatesh mes banorëve. Pas debatit mes Einxhel dhe Ilirit ka plasur edhe sherri mes Arjolës dhe Donaldit. Donaldi ka akuzuar Arjolën që i mban krahun Ilirit edhe kur ai nuk ka drejt dhe kjo gjë po e penalizon.

Arjola mes të britmave i ka thënë që ka të drejtë të mbrojë Ilirin sepse e ka shok dhe ndjehet e afërt me të.

Në debat është përfshirë edhe Iliri i cili i ka mbajtur krahun Arjolës.

Kjo për faktin se Iliri i qëndron afër për çdo gjë. Ndërkohë, Arjola shton se ka banorë aty që nuk i thonë madje mirëmengjes pse duhet t’i respektojë ata.

Derisa ka qenë në dhomën e rrëfimit, Arjola Demiri shihet duke qarë për shkak të sjelljes së banorëve.

Në vazhdimësi një debat i ashpër po ndodh mes Iliri, Donaldit dhe Arjolës e gjitha për arsye se Arjola po qëndron më shumë me Ilirin.

Loading...