Pas një ndjekje si nëpër filma,policia italiane arreston dy shqiptarët,ja për çfarë akuzohen

Sërish shqiptarët protagonistë të veprave penale në Itali.

Dy shqiptarë të cilët akuzohen për vjedhje banesash në Itali, janë arrestuar pas një ndjekje si nëpër filma nga policia italiane.

Mësohet se dy të arrestuari janë 34 dhe 25 vjeç. Siç raportojnë mediat në Itali, dy të rinjtë u kapën në tentativë për të grabitur një banesë, ndërsa pasi kanë parë policinë ata u ngjitën në një gardh rrethues dhe arritën të marrin një makinë për tu arratisur.

Gjatë arratisjes me shpejtësi ata kanë përplasur dy makina policie dhe më pas kanë sulmuar fizikisht agjentet e policisë. Megjithatë dy të rinjtë janë kapur në Tripoli dhe janë burgosur.

Loading...