Sabiani u largua nga BBV, por në fakt votat e publikut ishin për dikë tjetër për të dalë nga shtëpia

Sabiani është banori që sapo ka dalë nga shtëpia e ‘Big Brother Vip’, ai ishte në nominim së bashku me Antonelën dhe Meridianin. Sipas produksionit të ‘BBV’, Sabiani ishte më pak i votuari? Por a është vërtet kështu?

Ne themi që jo! Pse? Mjafton t’u hedhësh një sy postimeve që bëhen në faqet zyrtare të ‘Big Brother Vip’ në rrjetet sociale, ku pyetet kush duhet të largohet nga shtëpia dhe shumica e komeneteve janë për Antonelën, pastaj për Merdianin dhe në fund për Sabianin. Ne po ju sjellim vetëm disa prej tyre.

Do thotë dikush që nuk merren parasysh komentet në rrjetet sociale! Ok, e drejtë, por ama është i njëjti publik si ai që voton në rrjetet sociale, si ai që voton me sms. Pastaj për të thënë të vërtetën, shumë pak shqiptarë do pranon të paguanin rreth 100 lekë të vjetra për një votë për një arsye të tille.

Pse? Sepse besueshmëria e këtyre formateve, sidomos ‘Big Brother’, ka humbur prej kohësh. Produksioni nxjerr ata personazhe që interesojnë atij dhe jo ata që do apo ata që s’do publiku. E mbani mend Valonin? Djaloshi nga Kosova la shtëpinë vetëm pas një jave qëndrim se gjamse e nxorri publiku, ndërkohë që njerëzit akoma s’i kishin mësuar emrin për një javë dhe jo më ta votonin për të dalë nga shtëpia.

Për Sabianin është hera e dytë që del gjasme si i votuari i publikut për të dalë nga shtëpia. Herën e parë që befasoi vetë Sabianin, por edhe gjithë konkurrentët, pasi s’e priste askush, e shpëtoi gogla e fatit duke e rikthyer sërish në shtëpi, ndërsa këtë herë Sabiani e mbyll këtu këtë aventurë.

Nuk është hera e parë që produksioni i këtij formati ka probleme të tilla. Këtë gjë e kanë konfirmuar dhe ish-banorë të këtij formati në vendin tonë, madje njëri prej tyre është edhe fituesi i tij Anaid Kaloti që hodhi akuza të rënda mbi produksionin në rastin e situatës mes Donaldit-Beatrixës dhe Borës.

Loading...