Fryma e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri ndihet kudo tashmë. Te gjithë kanë vendosur pemët, kanë zbukuruar shtëpitë me drita shumëngjyrëshe, por a e dini nga e kanë origjinën 3 nga traditat më popullore të Krishtlindjeve?
Çorapet e Krishtlindjes
Kjo traditë e ka origjinën nga një histori Krishtlindjesh. Historia tregon për një burrë që kishte tre vajza, por nuk kishte para që t’i martonte ato. Legjenda thotë se Saint Nick, një i pasur që jetonte në të njëjtin vend me burrin e varfër, vendosi që ta ndihmonte. Ai vendosi tre çanta me flori brenda çorapeve të Krishtlindjes, që në momentin kur burri i varfër dhe vajzat ta shikonin të lumturoheshin dhe të mos shqetësoheshin më për varfërinë e tyre.
Pema e Krishtlindjes
Pema moderne e Krishtlindjes mendohet se vjen nga Gjermania e viteve 1500-1800, por historianët besojnë se kanë qenë paganët ata të cilët i kanë përdorur këto pemë. Degët jeshile të pemës mendohej se largonin shpirtrat gjatë solsticit dimëror.
Dritat e Krishtlindjes
Familjet e pasura gjermane në shekullin e 18-të i dekoronin pemët e tyre me qirinj, të cilët i kapnin në degë me anë të dyllit të shkrirë. Dritat elektrike të Krishtlindjes nuk ishin ende të shpikura deri ne vitin 1930 dhe nuk përdoreshin jashtë shtëpisë deri ne 1980.