Gazetari për Kuvendin e Berishës: Nuk ishte transparente për atë që po ndodhte

Në Kuvendin e Berishës, i cili u mbajt këtë të shtunë në stadiumin “Air Albania”, u raportua se gazetarët nuk u lejuan të futen brenda, me pretendimin se nuk kishin kartë delegati.

Gazetari Isa Myzyraj përmes një postimi në facebook, shkruan se grupi i gazetarëve dhe operatorëve janë torturuar dhe janë lënë qosheve ku nuk mund të raportonin, ndërsa thekson se aktivitetet me regji qëndrore duhet të marrin fund, pasi transparenca është në dyshim të madh.

Postimi i plotë i Isa Myzyrajt:

Gazetaret dhe operatoret sot jane torturuar me plote kuptimin e fjales!

Ata nuk u lejuan qe te ndjekin Kuvendin Kombetar ne Stadiumin “Air Albania”. Ata u lane ose jashte, ose neper cepa stadiumi ku nuk mund te raportonin ne asnje rast ne menyre te pavarur e transparente ate qe po ndodhte me te vertete.

Regjia qendrore e organizatoreve te Kuvendit shperndante pamet qe ata donin, ndersa gazetaret thjesht raportonin me burimet e tyre. Ata u perplasen me rojet te cilat ishin urdheruar ne menyre kategorike qe asnje gazetar, operator apo edhe fotograf te mos hynte ne stadium ku ishin delegatet!

Aktivitetet me regji qendrore duhet te marrin fund nje here e mire sidomos aty ky transparenca edhe ne dyshim te madh nga publiku! Cunat dhe gocat e televizioneve, gazetave e portaleve meritojne nje duartrokitje sonte, se pavaresisht pengesave ia dolen qe te mbajne dhjetera ore raportime live.

Loading...