Këta janë 11 anëtarët që nuk shkuan në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike

Kryedemokrati Lulzim Basha mblodhi Kryesinë e partisë vetëm pak minuta pasi Kuvendi Kombëtar i PD-së i thirrur nga Sali Berisha votoi pro shkarkimit të tij.

Në mbledhje morën pjesë 27 anëtarë, ndërkohë që munguan 11, të cilët ishin pjesëmarrës në Kuvendin e Berishës dhe shprehën hapur qëndrimin kundër Bashës.

Edi Paloka, Belind Kelliçi, Ivi Kaso, Albana Vokshi, Aldo Bumci, Gent Strazimiri, Gert Bogdani, Oerd Bylykbashi, Flamur Noka, Ervin Minarolli, Ledina Mandia , ishin anëtarët e Kryesisë që nuk morën pjesë në mbledhjen e kërkuar nga Basha.

Basha është shprehur në mbledhje se anëtarët e Kryesisë që nuk morën pjesë në mbledhje mund ta ndiejnë veten të vetëshkarkuar.

Loading...