Reshjet e dendura të shiut kanë rritur së tepërmi prurjet e lumit Vjosë
Si rezultat i prurjeve rreth mesnatës, niveli i ujit të Vjosës ka çarë digën në Urën e Mifolit duke depërtuar në pjesën e poshtme.
Ndërkohë niveli i lumit ka arritur në 8 metra.
Në vendngjarje kanë shkuar mjete dhe fuqi punëtore.
Aktualisht janë 11 familje, kryesisht të banesave në afërsi të bregut të lumit të cilat janë larguar për shkak të rrezikut që u kanoset.
Përmbytje raportohen edhe nga lumenjtë e tjerë.
Edhe lumi Shkumbin ka shkaktuar përmbytjen e disa hektarëve me tokë bujqësore.
Loading...