Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Jemin Gjana ka mbajtur fjalën e tij në mbledhjen e sotme që ka nisur në orën 15:30 dhe që po zhvillohet ne selinë e PD me qëllim për ë votuar rezolutën që ndëshkon të pranishmit në Kuvendin e djeshëm të organizuar nga ish kryeministri, Sali Berisha.
Gjana theksoi se nuk ishte as në anën e Berishës as të Bashës por në anën e partisë Demokratike dhe pranoi se kishin lëshuar terren që prej 15 nëntorit. Sipas tij debatet duhet të bëhen në terren dhe PD duhet të shtrinte takimet me bazën dhe me anëtarët e thjeshtë.
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Jemin Gjana: Jam sot se jam votuar ne nje institucion legal te pd. Jam votuar nga ju qe jeni sot këtu dhe nga disa qe ishin dje atje. Jam këtu sepse si i vetmi individ, ndjese për mosestine, kam 30 vite e 3 muaj ne kuvendin e pare te PD qe jam pjese e kësaj trupe pa asnje ndërprerje. Nuk e ka askush kete luks do ta quaj. Ne kryesi u ka thene kolegeve qe asnjëherë qe nga dita e pare dhe deri sot nuk jam ne as ne partine e Berishes, as Selamit, as Shehut as Bashes. Jam ne PD.
Dhe jam sot ketu se kam qene 30 vite pa nderprere tek institucionet legale te pd. Jam pro vendimeve te marra ne krysine e pd. Nuk po perjashtojme ata qe kane shkuar ne stadium. Se ata janë te lire te shkojnë kudo. Ata qe kane bere nje grup 29 sic kemi bere ne 97, ata nuk mund te jene ne 2 vende. Jam pro rezolutës, por dua te them se ne kemi lëshuar terren pas 15 nëntorit. Ne kemi dale ne 97’en me automatik. Kishim probleme me tankett, me grupet e armatosura. Por njerëzit nuk i lëshuam dhe ne nuk duhet t’i lëshojë njerëzit. Trupa e Pd duhet te shtrihet ne terren. Atje duhet ta bëjmë debatin.