I shpëtoi aksidentit me makinë, 20 vjeçari në Itali bie në pusetë dhe vdes

Një aksident tragjik ka ndodhur gjatë natës në Toano, në Apenines në Itali. Mediat italiane raportojnë se një 20-vjeçar pas përplasjes me makinë, i riu doli nga automjeti që drejtonte dhe rrëshqiti në një rezervuar me 4 metra ujë, një lloj pusi në anë të rrugës për grumbullim uji.

Ai vdiq nga mbytja në ujë, raporton a2news. Trupi i tij u gjet mëngjesin e sotëm nga njësitet zjarrfikëse që ndërhynë nga Castelnovo. Ndërkohë karabinierët e Toanos po hetojnë në disa pista, por hipoteza e parë është që makina duke dalë nga rruga ka dëmtuar kapakun që mbulon pusin.

Loading...