Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka bërë një përmbledhje të situatës me motin në vend. Ai u shpreh se situata është nën kontroll, por deri tani janë evakuuar 30 familje.
Peleshi u shpreh se pritet që situata të përmirësohet, pasi gjatë ditës së nesërme nuk priten reshje siu. Ministri u shpreh se prej ditësh kanë pritur që situata të përshkallëzohet, ndaj të gjitha strukturat janë në gatishmëri.
“Kemi pritur prej ditësh përshkallëzim të situatës. Kemi ngritur strukturat e gatishmërisë. Gjatë gjithë ditës kemi qenë në betejë me pasojat e përmbytjes. 30 familje janë evakuuar. Ne kemi të parin jetën e njeriut më pas gjënë e gjallë. Deri tani nuk kemi bilance dramatike. Dy investime që janë bërë janë dy argjinatura. E para është ajo e Fitores. Pa ato argjinatura, e me këto nivele të ujit, ne do të kishim mijëra ha tokë të përmbytura. Kemi shpëtuar ato falë këtyre ndërhyrjeve.
Kam ardhur këtu edhe për ta parë nga afër si është situata. Dua të them që situata është në përmirësim në urën e Mifolit. Nuk ka reshje për momentin, edhe nesër nuk do të ketë reshje. Uji po tërhiqet dhe ne jemi në gatishmëri për të vepruar në kohë”, tha Peleshi.
Ai u shprehe se situata ka qenë problematike edhe në veri të vendit, ku si pasoje e reshjeve te debores ka patur mungese te energjise elektrike.
“Kemi edhe disa emergjenca të tjera. Në veri ka pasur reshje dëborë dhe ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike. Në disa akse rrugore ka pasur edhe bllokime, por situata është përmirësuar”. u shpreh ministri.