Ermal Meta tregon pse nuk donte të bëhej kurrë baba

Ermal Meta është një emër jo pak i njohur në muzikën italiane. Ai do ta niste karrierën fillimisht si kitarist dhe solist kryesor në grupin “La fame di Camilla”, për të krijuar më pas një karrierë të shkëlqyer, fillimisht si teksktshkrues i disa prej artistëve më në zë si Patty Bravo, Noemi, Emma Marrone, Marco Mengoni etj, deri te pjesëmarrja në “Sanremo” e më pas “Eurovision”.

Së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin “Verissimo” ku ka rrëfyer përballë Silvia Tofannin shumë të panjohura nga jeta e tij, që nga karriera e deri te frika për t’u bërë baba.

“Jam në të dyzetat. Ndihem mirë. Ishte një rrugëtim i bukur, por sigurisht edhe i vështirë. Në muzikë shikon vetëm atë që bën në skenë, por pas saj ka shumë gjëra që nuk sheh. Këngët janë lule kur dalin, por shpeshherë rrënjët e tyre janë shumë të hidhura. Nuk mund t’i shohësh, por të dhembin.Ti jeton me to , të bëjnë më të fortë.Kur vendos të bëhesh muzikant vendos të hapesh totalisht.

Nuk e kuptova që duhej të ishte kështu deri para disa vitesh. Mendova se mjaftonte vetëm të mbetesha në siperfaqe. Ndonjehere mjafton, por diçka nuk shkonte. Nuk arrija te njerëzit. Pyesja veten: “Pse askush nuk më bën rradhë? Ndoshta nuk ia vlen ose ndoshta nuk po jap dicka që vlen.” Mendova se duhet t’u japësh njerëzve diçka të vërtetë. Kur ia heq vetes për t’ia dhënë dikujt tjetër, domosdoshmërisht dhemb. Ndodhi nJË mrekulli. Fillova të gris copa nga vetja. Dhe njerëzit më donin, por gjithçka ka një kosto”.

Artisti shpjegoi se për një kohë të gjatë ishte i bindur se nuk donte të bënte fëmijë, sepse ishte ndikuar nga marrëdhënia konfliktuale me babain e tij.

“Kam menduar për një kohë të gjatë që nuk doja të bëhesha baba. Nuk doja kurrë të rrezikoja që një fëmijë të mendojë për mua, atë që kam menduar gjithmonë për babain tim. Kisha shumë frikë nga kjo gjë, por diçka brenda meje ka ndryshuar. Megjithatë, nuk e di.”-përfundoi ai.

Loading...