Tronditëse/ Parukieri i VIP-ave në Shqipëri i merr jetën vajzës së tij të mitur

Një ngjarje e rëndë ka tronditur shtetin turk ku një baba i ri ka vr arë vajzën e tij të mitur duke i pr erë asaj fytin.

Vajza 7-vjeçare e quajtur Dafne është vr arë nga babai i saj i cili sipas mediave turke vuante nga probleme psikologjike.

Autori i kr imit të rëndë është shtetasi Habib Ozturk i cili pas ngjarjes së rëndë tentoi të vriste edhe veten me të njëjtën thi kë që vr au vajzën e tij të mitur.

Ndërkohë, sipas mediave turke, Habib Ozturk e kreu krimin makabër pasi ishte njoftuar se bashkëshortja e tij kishte nisur procesin e divorcit me të.

Vetëm pak minuta para krimit të rëndë ai kishte postuar në rrjetet e tij sociale foto me të bijën në të cilat shprehte dashurinë për të.

“Të dua shumë vajza ime…” – shkruan ai në rrjetet sociale ndërkohë mësohet se pak orë më parë ai e mori Defnen nga gjyshërit duke i premtuar asaj se kishte një surprizë për të.

Nuk dihet nëse krimi ishte i paralajmëruar dhe paramenduar apo autori ka kaluar një krizë psikologjike gjatë kohës që gjendej në shtëpi me vajzën e tij 7-vjeçare.

Lidhja e autorit me Shqipërinë

Vetëm pak muaj më parë, autori Habib Ozturk punonte si parukier në një sallon në Shqipëri.

Salloni ndodhej në qendër të Tiranës, me parukierë nga Turqia dhe ishte ndër më të kërkuarit dhe frekuentuarit nga qytetarët e Tiranës, më së shumti VIP-at.

Pas shkëputjes nga puna në Shqipëri, ai është rikthyer në Turqi, aty ku mësohet se është përballur me letrat e divorcit nga bashkëshortja e tij.

Bëhet me dije se turku është në gjendje kritike për jetën në një spital në Turqi ndërkohë trupi i të miturës është dërguar në mo rgun e Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Loading...