Menjëherë pas takimit të Lulzim Bashës me ambasadorët në selinë e PD, ka reaguar Edi Paloka, i cili i drejtohet Bashës me një pyetje: Seriozisht e ke që mendon se mund të qëndrosh në krye të demokratëve me ndihmën e policisë së Ramës dhe ambasadorëve, kur demokratët të kanë shkarkuar?!
Reagimi i plotë i Edi Palokës, Sikur të angazhoheshe kaq shumë sa po angazhohesh për të mbrojtur vulën e karrigen tende, edhe për të mbrojtur votën e denoncuar “m asakrën zgjedhore”, do u kishe bërë të paktën një shërbim demokratëve!
Seriozisht e ke që mendon se mund të qëndrosh në krye të demokratëve me ndihmën e policisë së Ramës dhe ambasadorëve, kur demokratët të kanë shkarkuar?!
Ty mbase të bën punë një parti-shoqatë në opozitë prandaj lufton kaq fort për vulën, po si mund ta pranojnë këtë ata demokratë që prej më shumë se 8 vitesh janë nën dhunën dhe persekutimin e Ramës ?! Tani po lufton të mbash vulën sepse justifikimin për humbjen e rradhës e ke gjetur : “Prapë fajin e ka Saliu”.