Bruno puth në buzë Efin?/ ‘Do të ha komplet’, përqafime dhe ‘ledhatime’ në takimin e tyre

Gjatë puntatës së sotme të emisionit të dashurisë ‘Për’Puthen’ u transmetua pjesa e tretë nga takimi mes Brunos dhe Efit, e mesa duket kjo ishte ‘qershia mbi tortë’!
Pas disa zënkave për shkak të xhelozisë në pjesën e parë të takimit situata mes tyre ‘u qetësua’ dhe dyshja na përcollën tepër emocione, teksa shfaqen tejet të afërt ku shkëmbejnë puthje e përqafime! Madje, në një moment të gjithë menduam se do të putheshin, por kjo gjë nuk ndodhi!

Bruno: Do të ha komplet. (Dëgjohen të lehura qeni) S’na lenë rehat as këta qentë, ngelën duke lehur.

Efi: As njerëzit thuaj!

Bruno: Qentë le të ecin, po prapë karvani ecën përpara. Çdokush mund të thotë çfarë të dojë por ne e dimë se çfarë duam! Edhe gjithë natën të rri kështu me ty nuk mërzitem!

Loading...