Interneti është bërë pjesë e pandashme e jetës se çdo personi. Një studim i INSTAT ka nxjerr në pah se 79,3 % e popullsisë 16 – 74 vjeç janë përdorues të rregullt të internetit, madje 91,7 % e tyre e kanë pjesë të jetës çdo ditë.
Burrat dominojnë në 50,7% te rasteve me përdorimin e internetit çdo ditë. Celulari mbetet mjeti me ane të të cilit shqiptaret navigojnë në internet në shumicën e kohës. Vetëm 22,8 % e popullsisë e përdorin internetin nëpërmjet kompjuterit dhe 8,8 % nëpërmjet tabletit.
Internet përdoret kryesisht për informacione që kanë të bëjnë me produkte apo shërbime e ndërsa pandemia ka bërë që gjatë këtij viti të rritet kërkesa për informacione shëndetësore dhe përdorimit të internetit për të komunikuar me video-thirrje.
Blerjet në internet mbeten pika më e rëndësishme. 21.4 % e grupmoshës 16-74 vjeç e përdorin internetin për të blerë. Veshjet, këpucët dhe aksesorët kryesojnë me 88,9 % ndërsa ushqimet dhe pijet janë në nivelin e 24,6%.
Referuar INSTAT shohim se gratë blejnë më shumë veshje dhe produkte të kujdesit personal, veshje dhe lodra fëmijëve, si dhe produkte shtëpiake. Ndërkohë burrat blejnë online pije dhe ushqime nga restorante, fast-food, shërbime katering si dhe shërbime e mallra sportive.