Modelja e njohur, Beniada Nishani rrëfen jetën e saj në Big Brother VIP

Modelja e njohur, Beniada Nishani ka rrëfyer jetën e saj në Big Brother VIP duke treguar se sa të vështira kanë qenë ditët në Itali, ku punonte vetëm babai i saj si kamarier.

Beniada: Kanë qenë vite shumë të vështira. Ishim pa dokumenta, rroga e babit nuk mjaftonte. Nuk kisha xhup për të veshur, nuk kisha lodra, kukulla. Të gjitha erdhën avash me ndihmën e kishës. Isha e lumtur si për herën e parë që i kisha. Shtëpia e parë ishte e vogël por e ngrohtë dhe e bukur.

Mjekët i thanë mamit që të mos lindte Albanon, por në vitin 1997 lindi dashuria ime më e madhe. 16 vjeçe mora trenin për të shkuar në Milano, fillova punën si modele. E mora një shtëpi në Milano. U njoha me Belen Rodriguez më pas më ftuan për të luajtur në një film me aktorët më të mirë në Itali dhe ishin momentet më të bukura të karrierës time.

Ndër të tjera, Beniada rrëfeu historinë e trishtë kur u përball me tumorin në gjoks. Nuk mungoi edhe mesazhi i saj për familjen, të cilëve i tha se do i çojë të gjithë në Maldive dhe nuk ka ndërmend të shkojë askund pa ta.

Beniada: Nuk dija se çfarë kisha. Më thanë se duhet të shkoja në urgjencë në spital, kisha diçka tek gjoksi. Mami kishte kuptuar se kisha diçka, kisha frikë ti thoja se ndoshta një ditë nuk do të isha afër asaj, mami do të vazhdonte të jetonte lumtur me babin dhe vëllain. Nuk i kam treguar se çfarë kisha deri ditën kur u operova, ishte dora e mamit që më kapi dorën dhe tha: Beniada, jam këtu afër dhe do të luftojmë bashkë. Më shumë se mamin dhe Albanon, të dua ty me gjithë zemër (i drejtohet babait). Një dëshirë që kam është të marr një shtëpi në Tiranë dhe së shpejti bëni gati valixhet sepse Beniada do ju cojë të gjithëve në Maldive dhe nuk iki askund pa ju të katërt.

Loading...