Këngëtarja Billie Eilish ka bërë një deklaratë të guximshme në të cilën ka thënë se ka parë po rnografi që në moshën 11-vjeçare. Këtë ajo e ka përshkruar si një eksperiencë që i ka shkatërruar trurin dhe ka bërë që të reflektojë.
Më tej 19-vjeçarja u shpreh se ka kaluar pjesën më të madhe të jetës së saj adoleshente në sytë e publikut. Ajo tha se tani mendon se por nografia “është një turp” pasi ka parë përmbajtje që ajo e përshkroi si “të dhunshme” dhe Eilish kritikoi veçanërisht mënyrën se si por nografia mund të përshkruajë trupat e grave dhe përvojat se ksuale.
“Atëherë nuk e kuptova pse kjo ishte një gjë e keqe – mendova se ishte mënyra për të mësuar se si të kryeje marrë dhënie sek suale”, është shprehur këngëtarja.