Donaldi fillon me kritikat ndaj Beatrix

Donaldi dhe Beatriks po jetojnë lidhjen e tyre brenda shtëpisë së BBV. Mëngjesin e sotëm ai i thotë Beatriksës se nuk i pëlqen që ajo fle pa mbathje. Beatriksa e ka marrë me të qeshur të gjithë këtë dhe i thotë se ashtu i pëlqen të flejë.

Donald dhe Beatrix janë çifti më i përfolur i momentit e të dy bashkë ndodhen brenda shtëpisë më të famshme të Shqipërisë. Gjithë rrugëtimi i tyre ka ndodhur para syve të publikut.

Në fillim u vu re një afrimitet mes tyre me të qeshura dhe me prekje, më pas erdhi konfirmimi i pëlqimit nga të dy, duke u pasuar edhe nga puthja në dasmën e improvizuar jugore.

Pas hyrjes së Romeos, vëllait të Donaldit, fansat, por dhe vetë Beatrix vunë re një ndryshim në sjelljen e Donaldit, por mesa duket ata janë afruar prapë bashkë si më parë. Në rrjet po qarkullon një video ku Donaldi i dhuron një unazë Beatrix, të cilën mesa duket e mori nga Romeo.

Ajo po qëndronte me disa nga banorët e tjerë në oborr, kur papritmas vjen Donaldi, i cili i dhuron unazën edhe 1 puthje në buzë.

Loading...